Zjarr i madh në Dibër, rrezikohet Parku Kombëtar i Lurës

Shqipëria

Zjarr i madh në Dibër, rrezikohet Parku Kombëtar i Lurës

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 18:19
Ilustrim

Temperaturat e larta kanë bërë që një zjarr i përmasave të mëdha të përfshijë një sipërfaqe pyjore në Dibër, shumë pranë Parkut Kombëtar të Lurës.

Raportohet se zjarri masiv po i afrohet kurorës së Lurës, ndërsa kërkohet ndërhyrje nga ajri për shkak te terrenit të vështirë.

Ndërkohë vatra tjetër e zjarrit në Luçan, prej tre ditësh ka djegur 15 hektar pisha.

Në Bllacë janë djegur sipërfaqe me dru ahu. Forca policie vijojnë hetimet nëse zjarri është aksidental apo i qëllimshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat