Majlinda Bregu përkujton Teodor Kekon: Të vërtetat që mohohen, pastaj kapërdihen

Shqipëria

Majlinda Bregu përkujton Teodor Kekon: Të vërtetat që mohohen, pastaj kapërdihen

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 18:31
Ish-deputetja e PD-së Majlinda Bregu

Ish-deputetja e PD-së Majlinda Bregu i ka kushtuar disa fjalë poetit dhe gazetarit të ndjerë Teodor Keko.

Me gjithë se nuk e ka njohur personalisht, Bregu e cilëson Kekon si një ndër të paktët intelektualë të vërtetë të djathtë, të zhgënjyer herët nga politika e zgëqit.

Postimi i plotë

Nuk e kam njohur Teodor Keko-n . Por kjo nuk më ka penguar ta dua si dhe shumë poetë të tjerë të cilët nën lëkurë të hyjnë pa të marrë lejë e pa e vrarë mendjen për formalitetet e prezantimit të zakonshëm njerëzor.

Ndaj as Andi Bejtja dhe as Xhuli të mos tremben se nuk e kam patur shok Dorin:).

Më grishi e më rrënqethi sot fjalimi i tij i fundit në Parlament, sjellë nga Tirana Post.

Një fjalim i sinqertë, i mend, i dhimbshëm, sa i pafat aq edhe ulëritës i një prej të paktëve intelektuale të vërtëtë të djathtë, i zhgënjyer herët nga politika e zgëqit.

Edhe rebelim edhe qëndresë, edhe zhgënjim edhe vendim, dhe në fund të atij kumti, si qëllim të tejmë të betejës mes vetes së ngatërruar që shpreson të jetë gabim dhe lukunisë qyqare të injorantëve politike, ikja,-si i vetmi ngushëllim!

Ikja me indinjatë prej gurgulesë të cilës i kërkonte ta kuptonte e ta “konsideronte mik”.

Ka lënë padashur një testament të hidhur me atë fjalim që ngjan si rrëfim i njëriut në përpjekje për të mos humbur shpirtin: Të vërtetat që mohohen, pastaj kapërdihen, pastaj shtyhen mënjëanë që të mos duken kurrë si të vërteta, nuk zhduken kurrë.

Siç nuk mbarokan kurrë në asnjë kohë, krimbat që duan të bëhen flutura. Por edhe po t’i vendosësh flatra krimbit, prap krimb ngelet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat