Kërkoni një vend pune në Shqipëri? Ka 2600 poste të lira, ja ku të aplikoni

Shqipëria

Kërkoni një vend pune në Shqipëri? Ka 2600 poste të lira, ja ku të aplikoni

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 19:07
Ilustrim

Janë mbi 2600 vende pune që presin të zihen nga qytetarët. Nëse jeni në kërkim të një pune dhe ende nuk keni gjetur diçka, atëherë do të ishte e udhës që të aplikoni online.

Në zyrat e punësimit ka mbi 2600 vende pune që presin për qytetarët e interesuar, në 65 qytete të Shqipërisë. Dhe këtë mund ta bëni fare mirë në faqen zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit: puna.gov.al

Për të aplikuar, paraprakisht duhet të jeni i regjistruar në faqe. Pra të keni një llogari personale, duke i dhënë kështu të drejtën vetes jo vetëm për të parë ofertat për punë, por edhe për të aplikuar.

Mjafton të jepni të dhënat bazë si emri, mbiemri, ditëlindja, numri i kartës së identitetit apo adresa e postës elektronike, për të krijuar llogarinë personale.

Pas regjistrimit të këtyre të dhënave, sistemi dërgon automatikisht fjalëkalimin në adresën e postës elektronike, i cili mundëson aksesueshmërinë në faqe si dhe aplikimin për vendet e lira të punës. Në rast se vendet e punës të ofruara, nuk janë ato që ju kërkoni, atëherë mund të përzgjidhni edhe 3 profesione ku dëshironi të punësoheni.

Kjo ju mundëson ardhjen automatikisht të ofertave në kutinë e mesazheve, që përputhen me profesionin tuaj.

Aktualisht, në sistemin online të Shërbimit Kombëtar të Punësimit janë regjistruar  mbi 37. 500 vetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat