Bushati thyen heshtjen mbi heqjen e vizave: Klithma gjinkallash të dëshpëruara

Shqipëria

Bushati thyen heshtjen mbi heqjen e vizave: Klithma gjinkallash të dëshpëruara

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 19:10
Ditmir Bushati

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar sot pas lajmit se Holanda ka kërkuar rikthimin e vizave me Shqipërinë.

Përmes një statusi në “Facebook” Bushati ka thumbuar kundërshtarët politikë, të cilët i cilëson si “gjinkalla të dëshpëruara të 25 qershorit”

“Gjinkallat e dëshpëruara të 25 Qershorit po i kalojnë ethet e gushtit me klithma për kthimin e vizave! Shërim të shpejtë [????] ”, shkruan Bushati në “Facebook”.

Eksponentë të shumtë të opozitës reaguan ashpër rreth lajmit për heqjen e vizave. Në lajmin e publikuar pak ditë më parë në media, flitet për një raport që policia holandeze ka raportuar ku kërkon rikthimin e vizave për shqiptarët në hapësirën “Schengen”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat