Dy ditë në sherr për “Arenën” e Ali Pashës! PS e PD përplasen për projektin e stadiumit

Shqipëria

Dy ditë në sherr për “Arenën” e Ali Pashës! PS e PD përplasen për projektin e stadiumit

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 19:12
Stadiumi

Prej dy ditësh tashmë kryetari i Bashkisë së Tepelenës Tërmet Peçi dhe deputeti i PD-së Tritan Shehu kanë lëshuar kritika e replika mes tyre, për një projekt të propozuar nga kryebashkiaku socialist, për ndërtimin e një stadiumi në Tepelenë.

Ali Pashë Arena është “titulluar” emri i stadiumit, projektin e të cilit Peçi e publikoi dy ditë më parë në faqen online të Bashkisë Tepelenë. Pikërisht për këtë postim, Tritan Shehu do të deklaronte ditën e djeshme se kryebashkiaku fshihet pas faqes zyrtare , dhe nuk merret me kultivimin e kanabisit e problemet që ka sot Tepelena.

Kaq ka mjaftuar që të vijë reagimi i Tërmet Peçit, të cilin mund ta lexoni më poshtë:

REAGIMI I TERMET PECIT

” ALI PASHË ARENA, DHE MERAKU “SHOKUT” TRITAN ”

Lidhur me publikimin e bërë një ditë më parë nga faqja zyrtare e bashkisë, mbi projekt-propozimin e stadiumit tej diskutimeve dhe komenteve nga qytetarë të shumtë, ajo që shqetësoi edhe më tepër ishte ishte reagimi i “shokut” Tritan, që përpara se të jap ndonjë mendim sikurse pritej për përmirësimin e mëtejshëm të vetë projektit dhe jetës sportive të qytetit si deputet qarku, merret me personazhe sikur ka qejf partia politike që përfaqëson. ” Unë nuk e di se nga kalon ky deputeti ynë si i zgjedhuri me paterica përfaqësues i së djathtës, kur shkon për në zyrën e qarkut të Gjirokastrës, me siguri, ditën e vret dielli i Tepelenës ose nga mbrëmja ndriçuesit e bulevardit të hyrjes në qytet. Hapi sytë o i uruar se ajo që t’paska shqetësuar është vetëm një nga dhjetra projekte sëbashku që bashkia e Tepelenës ka zhvilluar, për të mos humbur asnjë investim, qoftë nga qeveria, qoftë nga ndonjë investitor (donator). Kur bashkia drejtohej nga “partia e punës dhe dinjitetit” tënd, kishte vetëm një lopatë, një kazmë, një karrocë për shërbime publike. Kishte një karrike me këmbë të thyera dhe tavolinë buke për zyrë, ca letra bakalli që vetëm projekte s’quheshin, si dhe nja 35 të punësuar. Këto trashëguam nga kapitali juaj.

Sot unë të ftoj që kur të zhvillohen analizat e 6-mujorit të bëhesh pjesë e publikut dhe ta japësh aty mendimin tënd “kritik” për përmirësimin e jetës dhe uljen e varfërisë, se s’ma merr mendja se të dhimbsen ty më shumë këta njerëz, nga unë që kam lindur këtu, dhe kam zgjedhur të jetoj deri në grahmën e fundit.

Për dijeninë tënde dhe atyre që mundohen të bëjnë lajm me punën time dhe ta shesin si të pavlerë vetëm për faktin se kryeson Tërmeti, ju njoh me një pjesë të planit të dy vjeçarit të ardhshëm si më poshtë:

– Rruga e Leklit meqënëse e përmende është aplikuar në FSHZH dhe pret miratimin.

– Rruga Dragot- Pasarelë tashmë e konfirmuar dhe pret vetëm lëvrimin e fondit.

– Shtëpia e Ali Pashës në Beçisht – Projekti IPA pret vetëm çeljen e punimeve.

– Projekti Parkut Eolik zona Majkosh, pret nisjen e punimeve në muajin pasardhës. (13 milion euro 65-70 të punësuar)

– Projekti për zhvillimin e turizmit dhe lidhja me zonën bregdetare – ju informon më mirë ëashingtonpost.com, ose meqënëse ke ca miq andej lart pyet se ka filluar të projektohet rruga Gusmar – Kuç për të realizuar projektin nëpërmjet itenerarit “Via Egnatia”.

– Rruga e njësisë së Lopësit që e ke aq merak, tashmë e kemi hequr nga rrugët nacionale për ti përgjysmuar kostot dhe jemi duke zhvilluar projektin për rrugën Salarisë si rrugë dytësore dhe për të vijuar më tej.

– Projekti i Stacionit Zjarrëfikës – në bisedime me donatorë Hollandezë dhe të tjerë.

-Projekti i rrjetit të shpërndarjes së ujësjellësit në qytet – nis në muajit pasardhës.

-Zona e Ujit të Ftohtë – nis zhvillimin e një projekti super luksoz me linjën e partneritetit publik-privat.

– Rijetëzimi i rrugëve të brendshme të kalasë dhe çlirimi hapësirës rreth saj – Nis zbatimin në 2018.

– 3 Projekte për rrugët e brëndshme të qytetit pjesët e mbetura tashmë – Nisin zbatimin në 2018.

– Kanalet vaditëse Kodër – Lekël dhe Luzat rreth 200 Ha tokë vaditet me rrjedhje të lirë dhe është në dispozicion të fermerëve prej 3 muajsh.

– Realizimi i dy shkollave me kushtet më bashkohore në fshatrat Hormovë dhe Progonat me donatorë.

– Projektet për rivitalizimin e qëndrave në fshatrave dhe lagje të qytetit 8 të tillë, ndërsa ka nisur puna në fshatin Veliqot.

– Rikonstruksioni gjimnazit “Abaz Shehu” dhe rehabilitimi i zonës së spitalit.

– Projekte në zbatim si Lagjia “15 shtatori në qytet dhe qëndra sportive multifunksionale.

– Projekti i Rrugës së Kurveleshit, i cili po shkon drejtë mbylljes së Lotit 1 dhe nis Lotin 2 me përfundimin e plotë të saj.

– Dhe brenda 5 viteve të ardhshme Tepelena kthehet në PORTËN E TURIZMIT JUGOR, i nderuar.

Këto dhe shumë të tjera që s’po i përmend janë punë dhe fakte konkrete ejani dhe shihni, jo si investimet tuaja që i dinë vetëm faturat e bankave se ku kanë shkuar. Po ti s’ke faj se këto janë rregullat që ka vendosur ish- kryetari yt se ndryshe se merr rrogën, se ky që kini tani vështirë se ka ndonjë shpresë i shkreti. Këto janë ato që bën bashkia e Tepelenës, stafi i saj dhe qeveria Rama i nderuar, do ta bëj Tepelenën tamam ashtu publicitare se fjalët e mëdha jua kam lën ju “gjuhëtarëve” , unë merrem me punën. E nëse ka diçka që do diskutosh mbi këto projekte dhe ide të kontribuosh, sërish unë të ftoj, nëse do të vazhdosh me historinë e Lushnjës ku tregove vlerat burrërore dhe drejtuese, mund të vazhdosh se nuk më shqetëson aspak sikundër unë ju.

Të nderuar qytetarë respektivisht nga sa ju shkruajta më sipër për të mos u zgjatur më tej, unë jam pjesë e juaja dhe e vendimarrjes me ju. Ndaj përpara se të nisim një proçes kërkoj mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj. Për Ali Pasha Arenën, si fillim është vetëm një ide, emri mund të jetë i një sponsori të fuqishëm i një sportisti Tepelenas me kotribute të larta apo qoftë ai që mban ende, por figurën dhe dinjitetin s’mund ta njollosni me lloj lloj argumentash delirante, pa përgjithësuar. Kush nuk e di kush ka qënë Ali Pasha, veprat dhe synimet për të patur një shtet Shqipëtar, le të lexojë Dr. Prof. Irakli Koçollarin, Dr. Prof Pëllumb Xhufin Dr. Dorian Koçin apo të tjerë figura të nderuara shqiptare, që e kanë studiuar mirëfilli, pa dashur të hyj në profesionin e tyre.

KRITIKA E TRITAN SHEHUT

TERMETI SOT PERDOR FACEBOOK-un ZYRTAR TE INSTITUCIONIT TE BASHKISE SE TEPELENES SI “BUNKER” PRIVAT!

Se pari une nuk jam “shoku” yt por jam deputet i Qarkut te Gjirokastres dhe e kam per nder qe kam qene edhe deputet i Lushnjes si dhe diku tjeter qe prej 1991.

Se dyti nuk mund te perdoret Faqja Zyrtare e Bashkise se Tepelenes (se paku keshtu shkruhet aty), si nje “bunker i fshehte” nga ku mund te “qellohet” me nje gjuhe te tille ndaj deputetit; nqs desheron mund te perdoresh ate privat.

KJO ESHTE SHKELJE E LIGJIT PER TY DHE PUNONJESIT PERKATES!

Une tu drejtova nga Faqja e ime Personale dhe nuk u “fsheha” mbas sigles se ndonje institucioni!

Se treti leri me nje ane projektet ne leter te te ardhmes, fol per ato te realizuara.

Se katerti fol e bertit per kanabisin ne radhe te pare e pasojat shkaterruese te tij- eshte nje detyrim i yti ligjor ky!

DHE KETO T’I SHKRUAJ JO SI TERMET, TE CILIT AS DO T’I ISHA PERGJIGJUR, POR SI KRYETAR i BASHKISE SE TEPELENES.

Per te tjerat do te diskutojme edhe ne mbledhjet e Keshillit Bashkiak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat