Nesër harrojeni plazhin, ja çfarë surprizash na sjell moti

Shqipëria

Nesër harrojeni plazhin, ja çfarë surprizash na sjell moti

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 19:23
Ilustrim

Ditën e hënë marrin fund temperaturat përvëluese në vend. Gjatë orëve të vona të ditës së sotme pritet që në veri të Shqipërisë të nisin reshjet e shiut, për të vijuar gjatë ditës së nesërme në gjithë territorin e vendit.

Meteoalb raporton se gjatë ditës së nesërme temperaturat do të pësojnë një rënie me 3 gradë.

Tabloja e reshjeve

Në  orët e vona të mbrëmjes një sistem vranësirash do të vendoset mbi territor duke gjeneruar shira fillimisht në veri dhe gradualisht pas mesnatës shirat përfshijnë pjesën më të madhe të territorit.

 Në kushtet e vranësirave dhe shirave territori mbetet gjatë natës por në orët e para të së henës, shirat zhvendosen kryesisht në zonat jugore.

Temperaturat: sot kanë pësuar një rënie të lehte me 1 – 2°C ndërsa e hëna sjell një rënie me 3°C gjatë mëngjesit por një rënie të theksuar gjatë mesditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat