Ministria kërkon garanci për ekstradimin e Alket Hatijës... “Zotërisë së Drogës”

Shqipëria

Ministria kërkon garanci për ekstradimin e Alket Hatijës... “Zotërisë së Drogës”

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 12:56
Alket Hatija

Ministria e Drejtësisë në Shqipëri ka kërkuar garanci nga autoritet italiane për ekstradimin e Alket Hatijas, të ashtuquajturi “Zotëria i Drogës” nga media e shtetit fqinj.

Alket Hatija është dënuar me 20 vite burg në Itali për trafik droge, në sasira që kapin shifrat e rreth 45 milionë eurove. Disa javë më parë Hatija do të kapej në një vilë bunkier në qytetin e Beratit, por çështja do të bëhej ende më e nxehtë në kushtet kur Gjykata do ta lironte nga burgu në arrest shtëpie.

Pritet që Hatija të ekstradohet në Itali ku do të vuajë dënimin për trafikun ndërkombëtar të narkotikëve.

Kush është “Zotëria i Drogës”

Njihej në Itali si njëri nga baronët e drogës dhe titullin Alket Hatija nuk e kishte marrë me “hatër”, pasi në total përllogaritet se si ka dërguar në shtetin fqinj 340 kg heroinë dhe 200 kg kokainë.

Por si ka mundur shqiptari 45 vjeçar që të transportojë sasi kaq të mëdha droge dhe kush ishte gabimi fatal që i kushtoi atij lirinë?

Media italiane ka hedhur dritë mbi këto dy aspekte, duke treguar mënyrën e transportit dhe gabimin e vetëm të Baronit shqiptar të drogës, që jetonte në një vilë bunker në Berat.

Transporti i “rafinuar” i drogës

Alket Hatija nuk fliste shpesh në cellular dhe askush nga bashkëpunëtorët e tij nuk e thërriste me emër, sidomos kur flitej për tranportin e drogës. “Zotëria i Drogës” nuk zgjidhte asnjëherë vetëm një mënyrë transporti nga Shqipëria drejt Italisë. Droga kalonte nga deti nëpërmjet anijeve, me makina ose kamionë dhe me të mbërritur në destinacion largohej menjëherë nga duart e tij, pra të shpërndarësit.

Një tjetër aspekt i mënyrës sësi 45 vjeçari kryente trafikun, ishte dhe aftësia e tij për të qenë gjatë gjithë kohës “nomad”. Alket Hatija i mbyllte shpejt marrëveshjet dhe nuk kishte në pronësi asnjë lloj magazine për të mbajtur drogën. Për të mos rënë në të papritura, për ngarkesat e mëdha të drogës, Hatija i paraprinte udhëtimeve të korrierëve të tij për të verifikuar personalisht që gjithçka shkonte siç duhej.

Gabimi Fatal

Pikërisht në njërin nga udhëtimet, ku Hatija ishte nisur për të parë që transporti po shkonte sipas planit, u bë dhe gabimi që i kushtoi lirinë. Ai tregoi pasaportën e tij në mbërritje me anijen, në portin e Ankonës. Të dhënat e pasaportës së tij më pas sollën dhe arrestimin e “Zotërisë së Drogës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat