Skandali maqedonas, shfaqen pamjet kur polici bllokoi Skënderbeun në autobus

Shqipëria

Skandali maqedonas, shfaqen pamjet kur polici bllokoi Skënderbeun në autobus

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 18:59
Momenti kur policia nuk lejonte futbollistët të dilnin nga autobusi.

Nuk ka ende asnjë reagim nga Ambasada Shqiptare në Shkup për situatën e pakëndshme që i krijua në Maqedoni me ekipin e Skënderbeut, ku policia nuk lejonte futbollistët të dilnin nga autobusi. Por ndërsa autoritete ngrenë supet dhe bëjnë të paditurin për këtë skandal që ndodhi në shtetin fqinj, kanë dalë edhe pamjet filmike që tregojnë qartësisht se çfarë ka ndodhur.

Në videon e publikuar nga “Top ChanneL”, shfaqet një moment kur autobusi i korçarëve ndalet në një pikë karburanti pasi lojtarët kishin udhëtuar për shumë orë dhe kishin nevojë të bënin pak pushim apo të pinin ujë.

Aty shfaqet menjëherë patrulla e policisë maqedonase dhe një prej tyre mundohet të bllokojë derën e autobusit, duke u bërë shenjë të gjithëve të qëndrojnë brenda e të vazhdojnë rrugën pa u ndalur në asnjë vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat