Njihuni me 11 qentë e Policisë së Shtetit, emrat e tyre janë "epikë"

Shqipëria

Njihuni me 11 qentë e Policisë së Shtetit, emrat e tyre janë "epikë"

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 11:10
Ilustrim

Përfunduan shërbimin me uniformë, dalin në shitje 11 qentë polic të cilët prej vitesh kanë qenë në terren duke shërbyer në sektor si droga, gjetja e kufomave dhe zbulimi i lëndëve plasëse.

ReportTV ju sjell emrat e tyre, ku nuk mungojnë kode si Donet, Dokri, Diva, Dorla, Dona, Dakota, Dajti, Tigri, Orsa, Jona dhe Pato.

Këta qen ish efektiv të reparteve nga specialet dhe deri tek ato të pikave të kalimit në kufi tashmë janë në ankand dhe për çmime nga 8000 në 15000 lekë mund të blihen nga të interesuarit.

Gjatë shërbimit të tyre pranë forcave të policisë qeni më i vjetër është “Orsa” që ka shërbyer prej 10 vitesh duke u përfshirë në një sërë operacionesh të rrezikshme dhe më i riu që ka shërbyer vetëm një vit është “Doneri”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat