Zbulohet axhenda, çfarë pritet të ndodhë gjatë ditës së dielë me Partinë Socialiste

Shqipëria

Zbulohet axhenda, çfarë pritet të ndodhë gjatë ditës së dielë me Partinë Socialiste

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 15:27
Partia Socialiste

Ditën e dielë Partia Socialiste mban Asamblenë për prezantimin e raporteve të grupeve të punës të ngritura nga kryetari i partisë Edi Rama.

Si pikë të parë Asambleja do të ketë prezantimin e raportit të grupit të punës për veprimtarinë parlamentare.

Për të vijuar me raportin e dëgjesave publike, atë të grupit të punës për ristrukturimin e institucioneve.

Tre raportet e mbetura janë ai për lehtësimin e procedurave burokratike, për Organizimin dhe Koordinimin Elektoral te PS dhe miratimi më pas i projektvendimit për zgjedhjet e reja në parti.

Ndërsa në fund kreu i partisë Edi Rama do të flasë për bilancin politik të 25 qershorit dhe sfidat e mandatit të ri.

Pritet që Rama të prezantojë edhe emrat e menduar si ministrat e rinj të kabinetit.

Rendi i dites në Asamble:1- Çelja e punimeve te Asamblese nga kryetari i Asamblese dhe Sekretari i Pergjithshem –Gramoz Ruci; Miratimi I rendit te dites
2 – Raporti i grupit te punes per veprimtarine parlamentare –Taulant Balla (7min)
3 – Raporti i Degjesave Publike, permbledhja e 12 qarqeve – Milva Ekonomi (7min)
4 – Raporti i Grupit te Punes per Ristrukturimin e institucioneve –Niko Peleshi (7min)
5 – Raporti i Grupit te Punes per Lehtesimin e Procedurave Burokratike -Arben Ahmetaj (7min)
6 – Bilanci i zgjedhjeve 2017 dhe Raporti i Grupit te Punes per Organizimin dhe Koordinimin Elektoral te PS (7min) -Blerina Gjylameti
7 – Miratimi i projektvendimit per zgjedhjet e reja ne parti
8 – Fjala permbyllese nga Kryetari i partise – Bilanci politik i 25 qershorit dhe sfidat e mandatit te ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat