Berisha denoncon: Si vidhen me stil qytetarët nga zyrat e Bashkisë së Vlorës

Shqipëria

Berisha denoncon: Si vidhen me stil qytetarët nga zyrat e Bashkisë së Vlorës

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 16:25
Sali Berisha

Me anë të një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar shqetësimin e një qytetari dixhital nga Vlora. Berisha pohon se qytetarët vidhen me stil në zyrat e Bashkisë së Vlorës, zonë elektorale e kryeministrit Edi Rama.

Në denoncimin e tij, qytetari i shkruan Berishës se kishte shkruar në zyrat e gjendjes civile për të marrë shpërblimin e lindjes pasi gruaja e tij kishte lindur, dhe se administrata atij nuk i dha as lekë, por i mbajti edhe certifikatën e lindjes së fëmijës.

Mesazhi i plotë i postuar nga Sali Berisha:
Ja si i vjedhin qytetaret me stil ne zyrat e bashkise se Vlores, zones elektorale te Edvinit!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“pershendetje doktorr! doja te beni publike kete skandal. Zyrat e shperblimit te li!ndjs se femijve ne Vlore. kam shkuar e dorzova certifikaten e lindjes se femijes tim para 6 muajesh me mbajten certifikaten orgjeinale dhe me dhan nje shenim dore per tu paraqitur per terheqjen e 50 milekshit. por tani mir leket qe si mirem dot se i han ata vet por me kerkojen certifikate. Skica e vjedhies esht kjo. un nuk jam as i pari as i fundit. Anonim te lutem te uroij shendet!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat