Aksidentohet me makinë drejtori i Spitalit Ushtarak, Bushi: Mjetin e drejtoja unë

Shqipëria

Aksidentohet me makinë drejtori i Spitalit Ushtarak, Bushi: Mjetin e drejtoja unë

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 17:43
Gjovalin Bushi

Një aksident ka ndodhur pasditen e së martës pranë Gjirit të Lalzit. Mjeti tip fuoristade i Drejtorit të Spitalit Ushtarak Gjovalin Bushi ka pësuar aksident në aksin rrugor Gjiri i Lalzit-Maminas.

Sipas të dhënave paraprake nga policia dhe dëshmitarët në vendngjarje, mjeti ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit të drejtuesit. Mësohet se përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz. Gjovalin Bushi i kontaktuar nga tvklan.al ka konfirmuar se ka qenë vetë në drejtimin e mjetit. “Unë kam qenë në timon. Nuk jam lënduar, thjesht dëmtime të makinës”, ka thënë ai.

Tvklan.al ka siguruar videon nga vendngjarja të momentit kur automjeti i drejtorit të Spitalit Ushtarak nxirret nga kanali nga një fadromë dhe një karotrec.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat