Rikonstruktohet shkolla “26 Nëntori”, Veliaj: Ne investimet, nxënësit 10-at

Shqipëria

Rikonstruktohet shkolla “26 Nëntori”, Veliaj: Ne investimet, nxënësit 10-at

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 19:28
“26 Nëntori"

Një tjetër shkollë në Tiranë është gati të presë nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor që çelet më 11 shtator. 

Ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “26 Nëntori”, duke mundësuar tashmë kushte më të mira për të gjithë vogëlushët që zhvillojnë mësimin e këtë shkollë. Lajmin e ka bërë të ditur vet kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka falënderuar për këtë të gjithë ata që punuan në këto ditë vere.

“Faleminderit duarartëve tanë që përfunduan investimet tek Shkolla 26 Nëntori në kohë rekord, gati për engjëjt tanë dhe 10-at e tyre!”, shkroi Veliaj në rrjetin social facebook, ku dhe publikoi disa foto nga punimet e realizuara në këtë shkollë.

Bashkia e Tiranës ka vijuar gjatë kësaj vere punën për ndërtimin e disa shkollave të reja si dhe rikonstruktimin e një pjese të mirë të shkollave ekzistuese. Falë këtyre investimeve disa nga shkollat në Tiranë nuk do të zhvillojnë më këtë vit mësim me dy turne.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat