Basha rikthehet në “detyrë”, ja çfarë pritet të ndodhë gjatë shtatorit

Shqipëria

Basha rikthehet në “detyrë”, ja çfarë pritet të ndodhë gjatë shtatorit

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 13:51
Kryedemokrati Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha është rikthyer nga pushimet.

Pas rikonfirmimit në krye të PD, Lulzim Basha thuajse u shkëput nga jeta aktive në politikë, kontakti i vetëm me qytetarët dhe median kanë qenë vetëm statuset e rralla në llogarinë e tij në Facebook.

 Shtatori pritet të jetë një muaj me zhvillime politike për partinë më të madhe në opozitë. Pas raportit për zgjedhjet parlamentare nga ministrat teknikë, demokratët do të analizojnë humbjen brenda radhëve të tyre në zgjedhjet e përgjithshme.

Pritet për tu parë se çfarë do të ndodhë me propozimin e N/kryetarit të PD Edmond Spaho për votim me detyrim për qytetarët, propozim ky që ngjalli mjaft debat gjatë verës, bën me dije "Report TV".
 
Duket se demokratët do ta përqendrojnë aksionin e tyre në reformimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri, nismë kjo e ndërmarrë që në çadër ku kërkuan votim dhe numërim elektronik.
 
Shtatori gjithashtu do t’i japë Bashës mundësinë të ristrukturojë radhët e PD, ku sigurisht më të përjashtuar do të jenë demokratët që I dolën kundër liderit të selisë blu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat