Detaje nga atentati, ku po shkonte i “forti” i Shijakut, ja lëvizjet e autorit

Shqipëria

Detaje nga atentati, ku po shkonte i “forti” i Shijakut, ja lëvizjet e autorit

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 15:52
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të tjera detaje janë bërë të ditura nga atentati me armë zjarri që u bë ndaj biznesmenit Dashamir Gjoka në Shijak. Ngjarja ndodhi te ‘4 rrugët e Shijakut’. Një person ka që me armë zjarri në drejtim të mjetit. Raportohet se në automjetin e blinduar udhëtonte Gjoka me gruan dhe fëmijët. Ai po udhëtonte në drejtim të Shijakut. Automjeti i blinduar i biznesmenit u qëllua nga një makinë e cila po ecte paralel me të.

Ndërsa pas atentatit biznesmeni ka shkuar në polici. Ndërkohë policia eshte ne vendin e ngjarjes dhe po punon per identifikimin e llojit te armes se perdorur ne atentat.

Atentat me armë zjarri në Shijak, objektivi biznesmeni i njohur (emri)

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mesditën e sotme në qytetin e Shijakut, ku mësohet se nuk ka të lënduar. Burime për “Panorama”, bëjnë të ditur se një person ka qëlluar ndaj makinës së biznesmenit të njohur Dashamir Gjoka.

Policia ka shkua në vendin e ngjarjes dhe po punon për kapjen dhe identifikimin e autorit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat