Rama tregon se kur shpallet qeveria e re, Ditmir Bushati jashtë Ministrisë së Jashtme

Shqipëria

Rama tregon se kur shpallet qeveria e re, Ditmir Bushati jashtë Ministrisë së Jashtme

Më: 24 gusht 2017 Në ora: 11:49
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka kryer takimin e tij të parë pas pushimeve me ambasadorët shqiptarë dhe në fjalët e tij ka patur një sërë kritikash për “ushtarët frontit të parë” të diplomacisë shqiptare.

Por nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka nënkuptuar se Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati nuk do të jetë më në krye të diplomacisë shqiptare. Kreu i qeverisë ka deklaruar gjithashtu se ditën e dielë do të prezantohet qeveria e re, dhe pas shpalljes së saj, Ministri i ri i Jashtëm do të bëjë një takim me ambasadorët shqiptarë: “Pas shpalljes së qeverisë së re ditën e diel, do i kërkoj ministrit të ri një takim për një diskutim të brendshëm në funksion të rolit që duhet të marrë shërbimi i jashtëm në ekonominë e vendit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat