Bashkimi Europian: Qeveria “Rama 2”, fokus tek vetingu dhe lufta antikanabis

Shqipëria

Bashkimi Europian: Qeveria “Rama 2”, fokus tek vetingu dhe lufta antikanabis

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 19:34
Edi Rama dhe Federica Mogherini

8 orë para se kryeministri Edi Rama të shpallë kabinetin me të cilin do të qeverisë Shqipërinë në 4 vitet e ardhshme, Brukseli deklaron se qeveria e re duhet të fokusohet tek zbatimi i reformës ne drejtësi e ne mënyrë specifike tek vetingu.

E kontaktuar nga Vizion Plus, zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Koçijançiç, thekson se BE pret nga qeveria Rama 2, përveç zbatimit të reformës në drejtësi, edhe luftën kundër drogës, si dhe adresimin e çështjes se azilkërkuesve.

“Tani ne presim një qeveri të angazhuar fort për të çuar vendin përpara në rrugën e integrimit përmes përpjekjeve të qëndrueshme për reforma.

Qeveria e re, veçanërisht, duhet të përqendrohet tek zbatimi i reformës në drejtësi dhe procesit të vetingut, i cili është thelbësor në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Qeveria e re duhet gjithashtu të fokusohet në mënyrë më efektive në luftën kundër trafikut të drogës dhe kultivimit dhe përtej kuadrit të 5 prioriteteve kyçe, të trajtojë edhe çështjen e aplikimeve dukshëm të pabazuara për azil nga qytetarët shqiptarë në vendet anëtare të BE dhe në vendet që janë pjesë e Shengenit.”

Komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn mbërrin mbrëmjen e të premtes në Tiranë, për t’u bërë pjesë e takimit të së shtunës mes kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, një takim qe për Brukselin do të shërbejë për të diskutuar hapat e mëtejshëm pas Samitit te Triestes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat