Eurokomisioneri me mesazh të fuqishëm nga takimi i kryeministrave: Ju lutem shqiptarë, mos e bëni!

Shqipëria

Eurokomisioneri me mesazh të fuqishëm nga takimi i kryeministrave: Ju lutem shqiptarë, mos e bëni!

Më: 26 gusht 2017 Në ora: 09:58
Edi Rama dhe Johannes Hahn

(E plotësuar) - Në përfundim të takimit informal mes liderëve të Ballkanit Perëndimor, eurokomisioneri Johanes Hahn ka patur një mesazh të rëndësishëm për shqiptarët, në konferencën e përbashkët të zhvilluar me Kryeministrin Rama.

Eurokomisioneri Johanes Hahn i është drejtuar direkt qytetarëve shqiptarë me një lutje, që të mos kërkojnë azil në vendet e BE-së, pasi nuk do të përfitojnë gjë, përveçse do të dëmtojnë vetë Shqipërinë dhe imazhin se ky shtet është i paaftë për t’u integruar në Europë.

“Disa vende të BE-së  të cilat janë prekur nga azilkërkuesit, po  e njohin përpjekjen e Shqipërisë për të reduktuar numrin e azilkërkuesve. Është e pabesueshme që sot qytetarët e BE-së të marrin azil në  një nga vendet e BE-së. Ju lutem mos e bëni, pasi dëmtoni edhe vendin tuaj, duke krijuar idenë që Shqipëria nuk është gati për të bërë pjesë e BE-së.”-tha Hahn.

Në lidhje me datën e hapjes së negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së, Hahn është shprehur se nuk dëshiron të flasë për një ditë, por për rezultatet që do të sjellë vettingu. Hahn është shprehur se BE po pret të shohë rezultatet e para.

“Presim që të shohim rezultat e para të Vetingut.  Do të ketë një rekomandim për Shqipërinë, por nuk dua të them ndonjë datë. Do të jetë zgjuarsia politike ajo që do ta vendosë këtë. Të jeni të siguritë që ekipi ynë është i vendosur për ta çuar Shqipërinë para dhe kjo është arsyeja që kemi shpenzuar kaq shumë energji gjatë këtyre muajve të fundit.”-tha Hahn.

Eurokomisioneri ka folur gjithashtu edhe për takimin e zhvilluar në Durrës, duke thënë se BE është e interesuar që cilësia e jetës në shtetet e Ballkanit Perëndimor të rritet. Hahn tha se BE mbështet të gjitha këto shtet në aspiratat e tyre për të hyrë në BE.

Rama: Ballkani do të bëhet më tërheqës për investime

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se janë të inkurajuar që në nivelin politik ka një darkod të plotë për bashkëpunim mes vendeve të rajonit.

Ai tha se kjo do të bëjë që rajoni i Ballkanit të jetë më tërheqës për investime.

Rama shtoi se me komisionerin Johanes Hahn kanë folur për zgjedhjet dhe qasjen e re të bashkëpunimit me opozitën, derisa ka njohur atë me reformat e qeverisë së re.

Rama tha se përpjekja për të kufizuar numrin e azilkërkuesve po jep rezultate, porse tha se refuzon të shënjestrën ata që kryejnë vepra të drejtojnë gishtin kah Shqipëria sepse krimineli është kriminel dhe nuk ka flamur.

Rama tha se në fund të këtij viti Shqipëria do të dal nga shënjestrimi si vend që kultivon kanabis.

***

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe komisioneri Johannes Hahn po iu drejtohen mediave me një deklaratë, pas përfundimit të takimit jo formal të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, e cila është mbajtur në Durrës.

Në takimin joformal morën pjesë kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ai i Malit të Zi Dushko Markoviq, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq,kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiq, si dhe komisioneri Johannes Hahn dhe Cyril Muller, Zëvendës Presidenti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore.

Siç bëhet e ditur nga Kryeministria, temat kryesore që do të diskutohen do të jenë tregtia, shërbimet, investimet dhe ekonomia digjitale.

Tanimë ka filluar sesioni i parë i takimit jo formal të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, i cili po mbahet në Durrës.

Në këtë takim përveç nikoqirit Edi Rama, po marrin pjesë  kryeministri në detyrë i Kosovës Isa Mustafa, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, ai i Malit të Zi Dushko Markoviq, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq, kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiq, si dhe komisioneri Johannes Hahn dhe Cyril Muller, Zëvendës Presidenti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore.

Kurse, pas këtij sesioni kryeministrit Rama dhe komisionerit Hahn do të dalin me një dekltatë për media.

Në këtë takim do të diskutohet për tregtinë, shërbimet, investimet dhe ekonominë digjitale.

“Pritet që Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor të diskutojnë më tej dhe të garantojnë angazhim maksimal në nivel të lartë në drejtim të zbatimit të Planit Shumëvjeçar të Veprimit për Zonën Ekonomike Rajonale për të cilën u ra dakord në Samitin e Triestes. Gjithashtu, rezultatet e deritanishme të Procesit të Berlinit dhe perspektivat e ardhshme të bashkëpunimit rajonal të Ballkanit Perëndimor do të jenë një nga temat e diskutimit”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Zyra e Shtypit e Kryeministrisë.

Takimi i kryeministrave të shteteve të Ballkanit Perëndimor (Drejtpërdrejt)

Në Durrës të Shqipërisë po mbahet takim jo formal i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim përveç nikoqirit Edi Rama, po marrin pjesë  kryeministri në detyrë i Kosovës Isa Mustafa, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, ai i Malit të Zi Dushko Markoviq, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq,kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiq, si dhe komisioneri Johannes Hahn dhe Cyril Muller, Zëvendës Presidenti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore.

Në njoftimin e mbërritur nga Zyra e Shtypit e Kryeministrisë thuhet se temat kryesore që do të diskutohen do të jenë tregtia, shërbimet, investimet dhe ekonomia digjitale.

“Pritet që Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor të diskutojnë më tej dhe të garantojnë angazhim maksimal në nivel të lartë në drejtim të zbatimit të Planit Shumëvjeçar të Veprimit për Zonën Ekonomike Rajonale për të cilën u ra dakord në Samitin e Triestes. Gjithashtu, rezultatet e deritanishme të Procesit të Berlinit dhe perspektivat e ardhshme të bashkëpunimit rajonal të Ballkanit Perëndimor do të jenë një nga temat e diskutimit”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Zyra e Shtypit e Kryeministrisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat