Vasili: Kryeministri shkollëpak është në çoroditje mendore, duhet një zgjidhje urgjente

Shqipëria

Vasili: Kryeministri shkollëpak është në çoroditje mendore, duhet një zgjidhje urgjente

Më: 26 gusht 2017 Në ora: 18:44
Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’, ka reaguar ditën e sotme mbi situatën ekonomike në Shqipëri dhe jo vetëm. 

Vasili shprehet se Shqipëria nuk ka nevojë për halucinacionet panballkanike që bën kryeministri Edi Rama, por për një zgjidhje urgjente për të kaluar situatën në të cilën ndodhet vendi jonë.

Postimi i Vasilit:

Zgjidhje urgjente varfërisë, jo haluçinacione panballkanike.

Shqipëria ka nevojë klithëse për vizion për punët e zhvillimin e saj dhe këtë vizion as e ka as do ta ketë me këtë kryeministër, që s'di ku e ka vendin.

Delirimet e donkishotizmat e një madhështie, që nuk ekziston, por që gjallon si e tillë vetëm në çoroditjen mendore të kryeministrit shkollëpak, mos humbisni kohë ta komentoni.

Na duhet me urgjencë dramatike një vizion i ri për një ekonomi kombëtare, që lufton varfërinë e papunësinë, ndërsa haluçinacionet panballkanike lerjani atij (...)shyqyr Zotit vendimet e mëdha nuk do të jenë kurrë në dorë të tij.


Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/vasili-kryeministri-shkollepak-eshte-ne-coroditje-mendore-duhet-nje-zgjidhje-urgjente-425017/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat