Largime masive drejtorësh, Rama: Kemi më shumë drejtore në rajon, ushqejmë parazitë

Shqipëria

Largime masive drejtorësh, Rama: Kemi më shumë drejtore në rajon, ushqejmë parazitë

Më: 27 gusht 2017 Në ora: 12:02
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama tha para anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste, se ky tani bashkëqeverisja e vërtetë me qytetarët, duke e konsideruar atë njësoj sikur me krijimin e një partie të re.

“Ne do të qeverisim me kurajo ndaj çdo qëndrueshmërie për të ruajtur status-quo-n! Jemi vendi me më pak punonjës administrate në rajon dhe jemi vendi me më shumë drejtor në rajon. Sepse jemi vendi i tepsive. Do të kryejmë reforma intensive në çdo institucion.

Do të bëjmë largime në bllok drejtorësh siç janë drejtoritë e të ashtuquajtura të Bujqësisë. Ose e famshmja, Policia Gri sepse arsye e ekzistencës së këtyre strukturave ka vdekur me kohë por ato janë mbajtur në jetë dhe janë fryrë nga sistemi kanceroz i koalicioneve”, u shpreh Rama. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat