Shumë shpejt banorët e qytetit të Patosit do të kenë një unaze të re me infrastrukturë të përshtatshme për lëvizjen e mjeteve.
Rivitalizimi i qendrave të qyteteve ndryshoi infrastrukturën edhe në Patos, por kjo bëri që të kishte më pak akse për lëvizjen e automjeteve duke sjellë probleme me qarkullimin.
Për këtë arsye, tashmë do të kryhet edhe rikonstruksioni tërësor i unazës. Kryebashkiakja Rajmonda Balili thotë se unaza do të japë frymëmarrje për trafikun.
Unaza e qytetit si zonë e banuar ka rrezikshmëri të lartë në rrugë. Banorët dhe bizneset anës rrugës kërkojnë që të zgjidhet ky probleme shumëvjeçar.
Qyteti naftëtar i Patosit ka 25 mijë banorë dhe nga rikosntruksioni i kësaj unaze përfitojnë banorët e lagjeve “1 Maj”, “Naftëtari”, “Grizë”, “Dukas Coban”.