Takimi i Ramës me ministrat e rinj në Llogara, zbardhen detaje të tjera

Shqipëria

Takimi i Ramës me ministrat e rinj në Llogara, zbardhen detaje të tjera

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 22:52
Takimi i Ramës me ministrat e rinj në Llogara

Janë zbardhur detaje të reja për takimin dyditor me dyer të mbyllura të kryeministrit Rama në Llogara me ministrat e rinj.

Takimi po zhvillohet në Llogara dhe do të zgjasë plot dy ditë me dyer të mbyllura, larg syrit të kamerave.

Mësohet se takimi, është thirrur nga vetë kryeministri Rama dhe veç ministrave të rinj në të do të jenë të pranishëm dhe Gramoz Ruçi, emri i propozuar për kryetar Parlamenti dhe Taluant Balla, i propozuari për kryetar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Në këtë mbledhje do të diskutohet mbi skemën e re qeverisëse dhe funksionimin e ministrive të krijuara rishtazi, përbërjen dhe drejtimin e komisioneve parlamentare, si dhe ristrukturimin e Partisë Socialiste në të gjitha degët.

Mbledhja e dites se pare ka nisur ne oren 18 dhe ka zgjatur afro tre ore. Nderkohe te Marten do te nise ne oren 8 te mengjesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat