Zbardhet 'urdhri' i Ramës për ministrat e rinj...ja çfarë duhet të zbatojnë deri në fund të vitit

Shqipëria

Zbardhet 'urdhri' i Ramës për ministrat e rinj...ja çfarë duhet të zbatojnë deri në fund të vitit

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 11:21
Edi Rama

Kreu i qeverisë ka zbardhur një nga detyrat që u ka ngarkuar ministrave të rinj që ditët e paratë punës së tyre.

Nga Llogaraja, aty ku sot do te mbahet edhe dita e dyte e takimit me minisrat e rinj, theksoi se gjatë ditës së djeshme në takimin informal me ata u ra dakord mes palëve që të nis puna për një projekt që do zbatohet në çdo ministri. Rama pohoi se deri në fund të vitit ministrat duhet të kenë përgatitur lehtësim procedurash për qytetarët sa i takon reduktimit të dokumenteve. Sipas tij administrata shqiptare kërkon shumë dokumente, që sipas tij ‘çmendim miletin’.

“Dje kemi rënë në dakordësi që ministrat do të fillojnë punën me ekspertët dhe deri në fund të këtij viti do vijnë me një propozim për të pasur një nr të ulët me dokumente që lëshon sa ne. Të gjithë dokumenti, që e çmenden këtë milet do reduktohen”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat