Kujdes kur të ndërtoni në Tiranë, mund të arrestoheni

Shqipëria

Kujdes kur të ndërtoni në Tiranë, mund të arrestoheni

Më: 30 gusht 2017 Në ora: 09:40
Policia e Tiranes

Policia e Tiranës vazhdon aksionin për të goditur e paligjshmërinë, lidhur me ndërtimet pa leje.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se vetëm në 24 orët e fundit janë evidentuar 8 ndërtime pa leje në juridiksionin e Tiranës.

Për këtë arsye, një person është vënë në pranga, ndërsa tre janë proceduar në gjendje të lirë.

Po ashtu, janë shpallur në kërkim 2 persona si dhe janë shoqëruar 2 të tjerë.

Arrestohet për ndërtim të paligjshëm :

Flamur Miha, 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi në banesë është konstatuar duke kryer punime pa lejen përkatëse.

Janë proceduar në gjendje të lirë për ndërtim të paligjshëm:

H.F., 75 vjeç, A.H., 67 vjeç dhe Z.T., 63 vjeç.

Janë shpallur në kërkim për ndërtim të paligjshëm:

I.M., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi në banesë ka kryer punime pa lejen përkatëse.

U.A., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lokalin në pronësi të tij ka kryer punime pa lejen përkatëse.

Punohet për shoqërimin:

A.O., 26 vjeç dhe A.C., 43 vjeç (banues në Tiranë) pasi në banesë kanë kryer punime pa lejen përkatëse.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale "Ndërtim pa leje".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat