Flet Edi Rama, i jep fund dilemës nëse ministrat do lënë mandatin e deputetit

Shqipëria

Flet Edi Rama, i jep fund dilemës nëse ministrat do lënë mandatin e deputetit

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 09:20
Edi Rama

Kryeministri Rama në një intervistë ekskluzive tregon për marrëdhënien e tij me ministrat teknikë të Partisë Demokratike.

Ministrat e qeverisë “Rama 2” nuk do ta dorëzojnë mandatin e deputetit dhe si rrjedhojë, nuk ka deputetë të listës që do t’i zëvendësojnë ata.

Kryeministri Rama zbulon se është tërhequr nga praktika e lënies dhe “zhveshjes” së ministrave të tij nga mandati i deputetit dhe jep arsyet pse ka vendosur që ata të jenë edhe ministra dhe deputetë.

“Nuk do ta ndjekim këtë praktikë, jo pse nuk funksionoi në mandatin e parë, por sepse na duhet të kemi një kompaktësi të plotë dhe ministrat duhet të kenë një lidhje shumë më të fortë me grupin parlamentar se mandatin e parë”- thote Rama.

Në intervistën ekskluzive për gazetën “Panorama”, kreu i qeverisë tregon se çfarë do të bëhet me ata që prisnin të hynin në parlament, për shkak të lënies së mandatit nga ministrat.

I pyetur për mungesën e një komunikimi personal të tij me ministrat teknikë të Partisë Demokratike, kreu i qeverisë vlerëson punën e tyre, veçanërisht zv.Kryeministren Ledina Mandija për seriozitetin, për integritetin e saj në raport me detyrën që kreu.

Riemërimi i ministrave të tij në kabinetin e ri qeveritar, për Kryeministrin Rama ka kaluar përmes një analize dhe matjeje të punës së tyre, ndërsa shprehet se ata do të duhet t’i dalin për zot kësaj detyre, përndryshe ata nuk do të jenë më ministra, por vetëm deputetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat