Vrasja e gjyqtares, Basha: Shteti dhe të gjithë ne e braktisëm!

Shqipëria

Vrasja e gjyqtares, Basha: Shteti dhe të gjithë ne e braktisëm!

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 17:52
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me vrasjen e gjyqtares sot në Tiranë, nga ish bashkëshorti.

“Jam thellësisht i tronditur nga vrasja e ftohtë kriminale e një gruaje, një nëne, një gjyqtareje. Shteti dhe të gjithë ne e braktisëm Fildezen në fatin e saj tragjik. Ajo u lut e tmerruar për ndihmë dhe shpresoi, por u shpërfill nga një shtet dhe shoqëri e cila ka humbur forcën për të reaguar ndaj krimit dhe të keqes”, shkruan Basha në një postim në Facebook.

“Jeta e humbur e Fildeze Hafizit është një tragjedi që nuk duhej të kishte ndodhur, por edhe një shuplakë zgjimi për të gjithë, për të reaguar kundër krimit. Në një shtet që amniston kriminelët dhe nuk mbron as njerëzit e drejtësisë, jeta e çdokujt është e pambrojtur. Ne duhet të gjejmë forcën që të paktën fëmijet e Fildezes dhe të gjithë shqiptarëve të kenë një jetë më të sigurt”, vijon ai. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat