“Na është fikur motori në mes të detit”, policia kufitare e Sarandës shpëton 7 pushuesit me gomone

Shqipëria

“Na është fikur motori në mes të detit”, policia kufitare e Sarandës shpëton 7 pushuesit me gomone

Më: 1 shtator 2017 Në ora: 12:04
Ilustrim

Policia Kufitare ka arritur të nxjerrë në breg shëndoshë e mirë 7 pushues të cilët kanë rrezikuar jetën ndërsa lëviznin me një mjet lundrues nga Himara në Sarandë.

Në Sallën Operative të Kufirit në Sarandë ka ardhur një telefonatë nga shtetasi V.Q., i cili kërkon ndihmë, pasi së bashku me 6 shtetas të tjerë ndodheshin në një mjet lundrues që ka pësuar defekt teknik (fikje e motorit) dhe kanë mbetur në det rreth 300 metra nga bregu i Bunecit.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë shkuar menjëherë pas sinjalizimit për ndihmë dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen në terren tokësor të shtetasve:

A.L., 26 vjeç; S.V., 45 vjeç; C.C., 49 vjeç; M.E., 30 vjeç, të katërt banues në Suedi, si edhe shtetasit L.K., 53 vjeç, banues në Itali; T.J., 48 vjeç, banues në Belgjikë së bashku me shtetasin V.Q., 55 vjeç, banues në Shqipëri.

Nxjerrjen e mjetit lundrues tip gomone në bankinën e Bunecit. Policia Kufitare ka transportuar për në Sarandë turistët, të cilët nga ana e tyre kanë falënderuar Policinë Kufitare për ndihmën e dhënë. Shtetasit e lartpërmendur janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat