Vrasja e gjyqtares, flasin kushërinjtë e saj

Shqipëria

Vrasja e gjyqtares, flasin kushërinjtë e saj

Më: 1 shtator 2017 Në ora: 14:25
Fildeze Hafizi

Një ditë pas ngjarjes tragjike që tronditi jo vetëm kryeqytetin, një i afërm i gjyqtares Fildeze Hafizi deklaron se Fadil Kasëmi, ish-burri i 39-vjeçares e vrau me paramendim.

Në një prononcim të shkurtër për “BalkanWeb” kushëriri i të atit të gjyqtares, që ndodhet në banesën e saj ku janë hapur dyert e mortit, thotë se ky është një krim me përmasa të rënda. “Shteti ka përgjegjësinë e tij në këtë ngjarje tepër të rëndë jo vetëm për familjen por edhe për shoqërinë. Ish-burri e vrau me paramendim dhe kjo është e vërteta. Është një krim me përmasa të rënda”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat