Vrasësi i gruas gjyqtare, dedikim fëmijëve: Zogjtë e babit!

Shqipëria

Vrasësi i gruas gjyqtare, dedikim fëmijëve: Zogjtë e babit!

Më: 1 shtator 2017 Në ora: 15:01
Fadil Kasemi, burri 53-vjeçar, i cili vrau dje ish-bashkëshorten e tij, Fildeze Hafizi duke i lënë pa nënë, dy fëmijët e tij

Fadil Kasemi, burri 53-vjeçar, i cili vrau dje ish-bashkëshorten e tij, Fildeze Hafizi duke i lënë pa nënë, dy fëmijët e tij, ka një rast në të cilin e shpreh publikisht, dashurinë e tij. “Zogjtë e babit”, shkruan Fadil Kasemi, nën foton që me krenari e ka publikuar në ballinën e profilit të tij në Fb.

Nga ana tjetër, vajza e tij, Melisa, është shprehur me urrejtje ndaj babait të saj sot - jo thjesht për aktin e vrasjes që kreu së fundmi - por duke zbuluar se ai vazhdimisht i ka keqtrajtuar ata, duke përdoruar fjalët: plehra, kafshëri, monstër, i ashtuquajturi baba...

Ja mesazhi i plotë i Melisës:

Dje kam humbur personin më të rëndësishëm në jeten time. Mami im ishte heroina ime, perëndesha ime.  Ajo ESHTE njeriu më i mrekullueshëm i kësaj bote dhe KURRE në këtë botë s'do të ketë njeri si ajo më, në këtë botë.

Ajo sakrifikoi çdo gjë për ne duke përfshirë jetën që të na hiqte nga ai plehra.

Pavarësisht çdo gjëje, ajo fliste mirë për të  PAVARESISHT ÇDO KAFSHERIE QE KEMI JETUAR NE ATE SHTEPI.

Ajo ishte shoqja ime e ngushtë, motra ime , dashuria ime e parë në këtë botë.

Kushdo që e njihte, e adhuronte kurajon, forcën, inteligjencën, dashurinë e saj për jetën dhe zemrën e saj të pastër.

Vetëm ne e dimë se si rrinte me frikë kur iknim ÇDO FUNDJAVE te i ashtuquajturi "babi", që ka qënë dhe gjithmonë do të jetë një monstër, që nuk meriton të marrë frymë. 

Kur të kujtoj mamin tim, unë nuk do qaj, por do jem krenare për personin, heroinën që më rriti.

Dhe sado që unë nuk besoj në Zot, unë besoj që ajo tani është një ëngjëll që na ruan, sepse e tillë ishte dhe gjallë.

Dhe ne do ia dalim, do e bëjmë krenare dhe do bëhemi të denjë që të quhemi fëmijet e saj.

Sepse ajo është forca jonë dhe pse nuk është më, mes nesh.

Faleminderit të gjithëve që na u gjendët pranë.

- Vajza e Fildes Hafizit( Fil Des)

MELISA HAFIZI

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat