Reagimi, Policia:Përgjegjësi kush fsheh autorin

Shqipëria

Reagimi, Policia:Përgjegjësi kush fsheh autorin

Më: 2 shtator 2017 Në ora: 07:28
Isuf Doçi, burri i Merita Bramës, i shpallur në kërkim nga policia

Një ditë më parë Merita Brama, përmes një letre dërguar medieve kërkoi ndihmë pasi ndihej e kërcënuar nga bashkëshorti i cili e dhunonte dhe e kërcënonte me vrasje. Reagimi i saj erdhi menjëherë pas ngjarjes tragjike të gjyqtares Fildez Hafizi e cila u vra nga ish bashkëshorti.

Lidhur me rastin me Merita Bramës ka reaguar edhe policia e cila në një njoftim bën me dije se ka angazhuar kapacitetet për vënien para përgjegjësisë së autorit të dyshuar, duke bërë kërkime edhe në zonat ku mendohet se ai është i fshehur.

Policia u ka bërë thirrje të gjithë personave të cilët e ndihmojnë apo strehojnë 55-vjeçarin Agim Doçin bashkëshortin  se do të mbajnë përgjegjësi ligjore për përkrahjen e një autori krimi. Më tej blut i ftojnë qytetarët që të komunikojnë për çdo informacion në numrin e telefonit 129.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat