Flet ish drejtori i tatimeve: Për të bërë atë që thotë Rama duhet REVOLUCION fiskal

Shqipëria

Flet ish drejtori i tatimeve: Për të bërë atë që thotë Rama duhet REVOLUCION fiskal

Më: 2 shtator 2017 Në ora: 07:36
Edi Rama

Ish-drejtori i Tatimeve dhe Doganave Petrit Ago e sheh me skepticizëm premtimin e qeverisë Rama2 se Tatimet dhe Doganat do të bashkohen në një institucion të vetëm.

I ftuar në emisionin Ekopolitikë në Oraneës, Ago tha se është e nevojshme që këto dy institucione të bashkohen, në kushtet e Shqipërisë, por, që kjo të ndodhë, duhet realizuar një revolucion fiskal.

Petrit Ago: Bashkimi i Doganave me Tatimet është domosdoshmëri historike për kushtet specifike që ka Shqipëria. Por për të realizuar këtë duhet revolucion fiskal.

Bashkimi i këtyre dy dikastereve është dommosdoshmëri. Janë nga më të rëndësishmet, qoftë nga rëndësia e të ardhurve të buxhetit qoftë nga edhe nga numri i madh i të punësuarve.  

Mbetet për t’u parë nëse qeverisja e PS-së në këto 4 vite do të mund të arrijë të krijojë një revolucion fiskal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat