Pas dy "pyetjeve" për shqiptarët... Rama kalon në pallatin presidencial

Shqipëria

Pas dy "pyetjeve" për shqiptarët... Rama kalon në pallatin presidencial

Më: 2 shtator 2017 Në ora: 07:58
Edi Rama

Këtë të premte kryeministri Edi Rama mori pjesë në forumin Global Positive, organizuar në Paris nga ku dha një fjalim të shkurtër i cili nisi me dy pyetje, të cilat kreu i qeverisë deklaroi se ia bën vetes çdo ditë.

Pyetjet në fjalë ishin:

“Jetojmë në një botë që përballet me probleme dhe sfida, por e drejta për të udhëhequr është ndër privilegjet më të mëdha që populli mund t’i japë dikujt.

Ndaj dhe unë e nis çdo ditë duke i bërë vetes këto dy pyetje thelbësore:

– A jam duke e ndihmuar popullin tim dhe vendin tim që t’u bëjë ballë këtyre sfidave?

– A jam duke e ndihmuar popullin tim që të bëjë një jetë më të mirë?”

Pak orë më pas, kryeministri Edi Rama ka vizituar Pallatin Presidencial në Francë ku ka patur një mbrëmje miqësore, siç shkruan ai, me Presidentin Emmanuel Macron dhe të ftuarit e tjerë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat