Shkolla verore - Majlinda Bregu: Nuk jemi edukuar për të qenë të lirë

Shqipëria

Shkolla verore - Majlinda Bregu: Nuk jemi edukuar për të qenë të lirë

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 10:47
Majlinda Bregu

Ish-ministrja e Integrimit në kohën e qeverisë së Sali Berishës, Majlinda Bregu, e cila tashmë është jashtë politikës shqiptare ka folur për eksperiencën e saj në këto vite politike.

Në Shkllën Verore Europiane, Bregu ka folur për sfidat, vështirësitë dhe kënaqësitë që ajo është bërballur në këto vite.

Bregu thotë se në opozitë ka bërë një betejë me veten, në të cilën sic thotë ajo ka dështuar.

Bregu: Në opozitë mu desh të bëjë një tjetër betje me veten për të mos u llapaçitur as besim të verbër se e mira dhe e keqja në Shqipëri ndahen sipas kaheve politike, as me naivitetin se kjo do të kalonte ba bezdinë e përplasjeve apo orgjinë e shfrenuar të sulemeve nga ata që janë kontributorë të përhershëm në shkretimin e besimit tek politika.

U mundova të kuptoja dhe pastaj të flisja se çfarë nuk shkon me të stilin që brezi im po bënte politikë. Nuk jemi as arkaikë as më të pazotë se të ngjashm tanë europianë por gabuar qofsha nuk jemi edukuar për të qenë të lirë dhe për të respektuar lirinë.

Ajo që ishte endrra e shqiptarëve të jetonin dhe të bashkëveprojnë me njerëz të lirë për disa u kthye në makthin e tyre më të madh. Se ç’ndodhi në vijm e dinë të gjithë. Unë pagova çmimin e respektit ndaj vetes se thashë disa të vërteta që fatkeqësisht vazhdojnë të mbeten edhe sot të vërteta. Ka njerëz që e kalojnë jetën duke luajtur symbyllasi me shpirtin e tyre dhe përdorin gjithë mariftet e mundshme për të mashtruar veten në atë lojë ku janë përfshirë. As realiteti dhe as e vërteta nuk depërton brenda tyre, por pluskon duke ua lënë mendjen të  ankoruar në hic gjë. Janë njerëz që janë mësuar që veten ta kërkojnë ndër të tjerët dhe fatkeqësisht këta janë e keqja që nuk mundet dot kollaj, janë banaliteti dhe rreziku i politikës shqiptare sot.  

Në këtë betejë mes vetes me instikte dhe pikëpamje të ndryshme nga ca të tjerë, dështova. E them këtë fare e qetë pasi nuk kam luksin të mendoj se kur nuk fiton një betejë qoftë për të bërë më të mirë shtëpinë politike quhet fitore. Por unë nuk di të ketë standard tjetër për të vënë në provë dinjitetin përvecse të jesh vetja dhe i vërtetë.

Shumë gazetare më kanë pyetur javën që shkoi për një përfolje publike, në fakt nuk ishte e vetmja për përfshirjen time në qeverinë e sotme për shkak të shkrirjes së ministrisë së Integrimit dhe kështu me radhë. Në fakt jam lodhur duke përgënjeshtruar lajme dhe sajesa gjatë këtyre viteve, burimin e të cilave e gjen fare lehtë mjafton të lexosh ndonjë torollak krishtar që edhe pse ka blerë një mandate parlamentari e nis punën si shërbëtor. Mua nuk më duhet të jem as në parlament as në qeveri për të qenë shqiptar. Tashmë e kam detyrim të fatit dhe identetit tim politik që kudo të jem të përpqim për të afruar datën e anëtarësimit të Shqipërisë në Europë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat