Ironia e Astrit Patozit: Profesor Artan Fuga mos i bjer më qafë kot Lulzim Bashës

Shqipëria

Ironia e Astrit Patozit: Profesor Artan Fuga mos i bjer më qafë kot Lulzim Bashës

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 12:00
Astrit Patozi

Në lidhje me debatin për zgjedhjet dhe reformimin e Akademisë së Shkencave reagoi edhe ish- deputeti i PD-së, Astrit Patozi.

Ai i kthen një përgjigje akademikut Artan Fuga i cili “kryqëzoi” Lulzim Bashën për indiferencë ndaj kësaj teme.

Patozi bën ironi duke i kërkuar Fugës që të mos i bjerë më qafë kot Bashës pasi sipas tij kreu i PD-së nuk mund të flasë për zgjedhjet kur një muaj më parë rifitoi zgjedhjet në edhe pse partia është përçarë prej tij.

“Janë në të gjitha nga pak, Artan, por mendoj se nuk ke përmendur më të rëndësishmen. Akademia e Shkencave do të bëjë zgjedhjet e reja dhe Lulzim Basha nuk flet dot për këtë temë.

Po të ishte kohë tjetër, mbase mund ta kishte thënë ndonjë llaf. Sepse nuk përmendet litari në shtëpinë e të varurit.

Vetëm një muaj më parë ai i pesëfishoi votat për kryetar të Partisë Demokratike, sepse i duhej fitore plebishitare brenda llojit, pasi e kishte çuar opozitën drejt katastrofës elektorale”, shkruan Patozi.

Sipas ish- deputetit sado të paracaktuara dhe jodemokratike të jenë zgjedhjet në Akademinë e Shkencave ato nuk mund të krahasohen kurrë me votimet ne PD, në të cilat u mbushën masivisht kutitë dhe ku u pa qartazi që dikush mund të votonte edhe 4 herë rresht për të kurorëzuar kryetar Lulzim Bashën.

“Ndaj mos e kërko kurrë opozitën (Lulzimin dmth) aty ku nuk mund të jetë, ndërkohë që sado falso të jenë zgjedhjet në Akademinë e Shkencave, dëmi që ato shkaktojnë për vendin nuk mund të jetë asnjëherë më i madh, sesa farsa e shëmtuar zgjedhore e 22 korrikut”, përfundon Patozi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat