‘Më mori motra, po digjej shtëpia’, Rama poston letrën e qytetarit

Shqipëria

‘Më mori motra, po digjej shtëpia’, Rama poston letrën e qytetarit

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 13:23
Edi Rama

Ka zgjedhur nje tjeter falenderim kryeminisri Edi Rama per te treguar se shteti eshte ne krye te detyres dhe policia dhe strukturat e tjera po ashtu.

Ai ka postuar letren e nje qytetari, i cili ka dashur ta falenderoje publikisht, per shpejtesine me te cilen forcat zjarrfikese shuan zjarrin qe i kishte rene ne banese, pasi shpertheu nje bombol gazi.

LETRA E JAVËS

Përshëndetje Kryeministër,

Doja të ndaja me ju një episod shumë domethënës që më ndodhi sot në mëngjes. Isha në punë dhe më telefonon motra që shtëpia po merrte zjarr prej një difekti të bombulës së gazit. M’u deshën 10 minuta të ftillohem për të kuptuar çfarë duhet të bëja.

Ndërkohë që nisem drejt shtëpisë mora zjarrfikësin në telefon. Sa arrita në shtëpi, për dy minuta erdhën zjarrfikësat. Ishin të veshur dhe me mjete kundër zjarrit.

Për 5 minuta arritën të neutralizonin rrezikun dhe shpëtuan shtëpinë dhe jetën e nënës sime që nuk pranonte ta linte shtëpinë dhe po luftonte me flakën për ta shuar me tenxhere me ujë.

E shkruajta këtë sepse jam shumë i prekur nga çfarë ndodhi, pasi nuk kisha testuar ndonjëherë, apo të prisja të më përgjigjej shteti dhe doja të falenderoja dikë me mirënjohje.

Ervin Kaci

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat