Vasili akuza Ramës: Parazitove për 4 vite, tani u kujtove për Akademinë

Shqipëria

Vasili akuza Ramës: Parazitove për 4 vite, tani u kujtove për Akademinë

Nga: A.M. Më: 5 shtator 2017 Në ora: 16:10
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama për Akademin e Shkencave.

Në Facebook, Vasili ka thënë se “kryeministri u kujtua vetëm ditën e zgjedhjeve dhe e kërcënoi me rrethim, me nxjerrje nga godina dhe me heqje të parave”.

Postimi i plotë:

Kryeministri parazitoi katër vjet, tani u kujtua për Akademinë e Shkencave.

Kryeministri i ri nuk po lodhet së diskredituari kryeministrin e vjetër të zgjedhur në 2013-n. Kryeministri i vjetër, si turist i thekur që ishte, nuk pati asnjë minutë kohë për të humbur me reformimin e Akademisë së Shkencave.

S'pati asnjë minutë kohë as të lexonte çfarë sugjeroi komisioni i ngritur prej tij në 2013-n, për reformimin e akademisë.

Katër vjet vegjetoi kryeministri i vjetër dhe tani u ngrit ky kryeministri i ri dhe po i tregon vendin atij shkollëpaktit, që e la reformimin e akademisë në mes të udhës. Kryeministri u kujtua vetëm ditën e zgjedhjeve dhe e kërcënoi me rrethim, me nxjerrje nga godina dhe me heqje të parave.

Çdo shfajësim për këtë parazitizëm shtetëror kryeministror katërvjeçar është turp, vizion që urren shkencën dhe inkuizicion obskurantist mesjetar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat