Akademia e Shkencave, Milo: Shumë e vjetëruar! Boçi: Të reformohet - Bota Sot
Akademia e Shkencave, Milo: Shumë e vjetëruar! Boçi: Të reformohet

Shqipëria

E martë, 26 shtator 2017

Akademia e Shkencave, Milo: Shumë e vjetëruar! Boçi: Të reformohet

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 00:23
Debati për Akademinë e Shkencave

Çfarë duhet të ndodhë me Akademinë e Shkencave? Profesor Paskal Milo, i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, thotë se kjo Akademi duhet të ndryshojë cilësisht dhe domosdoshmërish duhet të ekzistojë.

I këtij mendimi është edhe deputeti demokrat Luçiano Boçi, ndërsa profesor Selami Xhepa shprehet se vetëm në Shqipëri ekziston termi akademik dhe paguhet për këtë.

Milo: Akademia duhet të ekzistojë si institucion dhe për mua kjo nuk ka diskutim. Është atabtuar Qendra Kombëtare Shkencore dhe ku Akademia e Shkencave, qoftë Qendra Albanalogjike dhe institutet e tjera të jenë të varura. Akademia e Shkencave nuk eliminohet, por bëhet pjesë e arkitekturës së kërkimit shkencor. Akademia nuk ka pse të ndryshojë emrin, por duhet të ndryshojë cilësisht. Ajo është e vjetëruar shumë, jo vetëm nga mosha por edhe nga idetë. Ajo duhet të rinovohet në përbërje dhe në koncept.

Boçi: Duhet të ekzistojë por të vendoset në eficencë. Reformimi duhet të nisë nga brenda i Akademisë. E gjitha të jetë pjesë e debatit shkencor. Qeveria duhet të stimulojë financiarisht shkencën. Qeveria duhet të stimulojë financiarisht shkencën. Mos funksionimi sjell atë sëmundjen e madhe të mungesës së shkencës në Shqipëri. Duhet të ekzistojë, të reformohet, të dëgjohet debati i brendshëm. Në qoftë se ka nevojë për faktor politik, ne jemi të gatshëm.

Xhepa: Nuk ka pse të zhduket emri. Por shtëpia e njerëzve të dijes nuk mund të jetë një klub ekskluziv të përzgjedhur të disa anëtarëve. Akademia të ishte një platformë koordinuese e kërkimit shkencor sepse gjithë institucionet marrin pjesë në të. Njerëzit e dijes shkojnë në Akademi për të dhënë kontributin e tyre në shoqëri. Jashtë shtetit të jesh anëtar akademie nuk kërkon pagesa.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test