A është penduar Basha që la Holandën për Shqipërinë? Kjo është përgjigjia e tij

Shqipëria

A është penduar Basha që la Holandën për Shqipërinë? Kjo është përgjigjia e tij

Më: 8 shtator 2017 Në ora: 11:57
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ishte i ftuar në 20 vjetorin e emisionit ‘Opinion’.

Ai ka treguar për herë të parë se përse e la Hollandën ku studioi dhe jetoi për vite të tëra, për tu kthyer në Shqipëri.

“Unë jam shqiptar, kthimi më ka sjell shumë sfida të reja përpara.

Kërkoja që në Shqipëri të bëja diçka të ngjashme ndaj edhe u ktheva në vendin tim”, tha Basha.

Më tej ai iu përgjigj edhe pyetjes nëse ishte penduar për këtë gjë, duke thënë se në momente nervozizmi po, por me shpirt asnjëherë.

“Nuk jam penduar. Në moment nervozimi po, por me shpirt kurrë”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat