Për kë po voton kryeministri Rama?

Shqipëria

Për kë po voton kryeministri Rama?

Më: 8 shtator 2017 Në ora: 15:35
Edi Rama

Këtë të premte në Partinë Socialiste u mbajt një mbledhje disa orëshe e të gjithë deputetëve socialistë.

Në fjalën e tij hapëse, kryeministri Edi Rama foli në lidhje me zgjedhjen e Gramoz Ruçit si kryetar i kuvendit nga ku paralajmëroi opozitën se do të bënte gabim nëse nuk do ta votonin atë për të drejtuar legjislativin për 4 vitet e ardhshme.

Por zgjedhja e Ruçit në krye të kuvendit, lë bosh vendin e kryetarit të grupit parlamentar të PS-së. Këtë të premte u votua pikërisht për zgjedhjen e personit që do të mbajë këtë post të rëndësishëm. Në përfundim, fitues doli Taulant Balla, i cili është përsoni që ka postuar në rrjetin social dhe foton e kryeministrit duke votuar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat