Kryeparlamentari Ruçi: Do të jem garant i zbatimit të Kushtetutës

Shqipëria

Kryeparlamentari Ruçi: Do të jem garant i zbatimit të Kushtetutës

Më: 9 shtator 2017 Në ora: 21:37
Gramoz Ruçi

Kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi pas zgjedhjes së tij në krye të parlamentit, ka falënderuar deputetët për besimin dhe deklaroi se do të jetë garant i zbatimit të Kushtetutës.

Ai kërkoi bashkëpunimin me opozitën për zhvillimin e vendit, por edhe për bashkëqeverisje.

“Mirënjohje të thellë për besimin që më dhatë duke më zgjedhur kryetar të Kuvendit. Do të jem garant i zbatimit të kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, i zbatimit të rregullores së Kuvendit dhe kurdoherë në shërbim të qytetarëve. Për qytetarët Kushtetuta është themel i të drejtave kurse për ne ligjvënësit është themeli i detyrimeve në shërbim të të gjithë qytetarëve, në mbështetje të opozitës.Jam i vetëdijshëm se drejtimi i legjislativit është detyrë supreme sepse Kuvendi është i vetmi institucion pluralist”, tha Ruçi.

Vullneti i popullit, vijoi ai, ja delegoi qeverisjen një partie të vetme, përgjegjësia jonë do ua kthejë këtë pushtet qytetarëve nëpërmjet ligjeve e reformave që do të hartojë ky parlament. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat