"Saliu e votoi Gramozin, po ti?" CIlin deputet 'tundoi' Rama dje në Kuvend?!

Shqipëria

"Saliu e votoi Gramozin, po ti?" CIlin deputet 'tundoi' Rama dje në Kuvend?!

Më: 10 shtator 2017 Në ora: 10:24
Kuvendi i Shqipërisë, 9 shtator

Parlamenti shqiptar nisi dje zyrtarisht legjislaturën e nëntë të tij. Deputetët që dolën nga zgjedhjet e 25 qershorit janë betuar dje në ceremoni zyrtare, duke marrë në këtë mënyrë detyrën për katër vitet e ardhshme. ?

Ajo që ra në sy gjatë seancës së djeshme ishin dy momentet e shtrëngimit të duarve, mes kryetari të PD-së, Lulzim Basha, fillimisht me Kryeministrin Rama, dhe më pas me Kryetarin e ri të Parlamentit, Gramoz Ruçi.

Ishte Edi Rama ai që i zgjati dorën i pari Lulzim Bashës. Kryeministri, pasi votoi për Gramoz Ruçin, është afruar pranë vendit ku ishte ulur Lulzim Basha dhe i zgjati dorën, ndërkohë që kreu i PD-së ia këmbeu shtrëngimin e duarve. Në sallë u dëgjua teksa Rama e quajti Bashën “Kryetar”.

“Kryetari, mirë kryetar”, e përshëndeti Rama, Bashën gjatë shtrëngimit të duarve. Gramoz Ruçi ishte personi i dytë që i zgjati dorën Bashës, pasi u zgjodh si Kryetar i Parlamentit me 80 vota. Ruçi i zgjati dorën Bashës, ndërkohë që kreu i PD po fliste me deputetët e tjerë. Në momentin që pa Ruçin që i kishte zgjatur dorën, edhe kreu i PD e këmbeu shtrëngimin e duarve.

Më herët, Basha, në mënyrë demonstrative, mori fletën e votimit me emrin e Gramoz Ruçit dhe e votoi kundër në sy të deputetëve të PS, të cilët ishin pjesë e Sekretariatit të Votimit. Gjatë seancës së votimit, ra në sy ironia e Edi Ramës me Flamur Nokën, gjatë kohës që po votonte Sali Berisha.

“Saliu e voti Gramozin, po ti”, iu drejtua Rama duke qeshur Flamur Nokës. Ndërkohë që Sali Berisha nga ana tij, ka tallur deputetin Anastas Angjeli. Gjatë momentit që Angjeli i dha fletën e votimit Berishës, ky i fundit iu drejtua: “Anastas, të premtoi se do bënte ministër, por të bëri sekretar votimi”.

Ndërkohë që Angjeli iu përgjim: Jo s’më ka premtuar ndonjëherë”. Por Berisha insistoi: “Të premtoi, mos thuaj s’më premtoi. Por bashkoi ministritë”. Por Angjeli ia ktheu, po me batutë: “Në qoftë se ka fol me Lulin po, me mua jo”. Gjatë seancës ra në sy fakti se deputeti Tom Doshi, për disa minuta, mbeti në këmbë, pasi iu drejtua vendit ku ulej gjithmonë në Kuvend, por ai ishte zënë nga ish-ministri Blendi Çuçi.

Më pas, Doshi bëri xhiron e sallës dhe u pozicionua në krah të deputetëve të PDIU-së, afër të cilëve ishte ulur dhe deputeti Saimir Tahiri.

Ish-ministri i Brendshëm, gjatë seancës së paradites ishte ulur në fund të sallës, ndërkohë, pasi votoi, ra në sy për marrëdhëniet e ftohta me Ramën dhe Ruçin, pasi kaluan shumë afër dhe nuk këmbyen asnjë fjalë.

Lulzim Basha nga ana tjetër, nuk mbajti asnjë fjalë në Parlament. Ai, gjatë seancës së paradites kërkoi të fliste, por nuk iu dha fjala pasi në rregullore nuk lejoheshin diskutimit. Kur doli nga salla, Basha tha se kishte harruar procedurat, pasi kishte 6 vjet jashtë Parlamentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat