Dita e parë e shkollës - Basha uron nxënësit për vitin e ri shkollor: Do t’u hapë dyer të reja

Shqipëria

Dita e parë e shkollës - Basha uron nxënësit për vitin e ri shkollor: Do t’u hapë dyer të reja

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 09:21
Lulzim Basha

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka uruar sot të gjithë nxënësit për vitin e ri shkollor. Fillimi i një tjetër viti thotë Basha do ti bëjë fëmijët më të mirë dhe do t’u hapë atyre dyer të reja. 

Basha gjithashtu ka uruar edhe prindërit dhe mësuesit për punën e palodhur të tyre që bëjnë me fëmijët.

Basha: Urime nxënësve në fillimin e një tjetër viti që do t’i bëjë më të ditur, më të mirë dhe do t’u hapë dyer të reja. Urime prindërve në rrugën e përmbushjes së ëndrrave më të mira që ata kanë për fëmijët e tyre. Urime mësuesve, punëtorëve të palodhur për përparimin e brezit të ri dhe të ardhmen e vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat