Rama për ‘Skëndërbeun’: Disa që dolën në ekrane nuk maten dot as me zgjatimin e fundbarkut të kalit

Shqipëria

Rama për ‘Skëndërbeun’: Disa që dolën në ekrane nuk maten dot as me zgjatimin e fundbarkut të kalit

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 11:06
Edi Rama

Gjatë fjalës së tij që po mban në Kuvend Kryeministri Edi Rama komentoi dhe u bë pjesë edhe e debatit për ‘Skënderbeun’.

“Nuk po flas për Shqipëri të madhe por një popull të vetëm shqiptar, i cili sot ka dy shtete por është ende larg së qëni i lidhur dhe kompakt në qëllime të mëdha siç janë plot kombe të tjera. Madje dhe vetë gjuha e unifikuar shqipe është e kërcënuar. Ca nga shkolla që e humbi vlerën e saj, ca nga tranzicioni.

Dolën në ekrane dhe portale njerëz që nuk mund të maten as në zgajtimin e fundbarkut të Gjergjit mbinë nga barku për ti bërë karshillëk historisë së fëmijëve tanë.

Aq qesharak në marrëzinë e vet, ai episod kërkon analizë, reflektim. Aspak për tu marrë me perden që nuk e mbuloi monumentin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat