Kush ishin demokratët që votuan për Ruçin?

Shqipëria

Kush ishin demokratët që votuan për Ruçin?

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 14:27
Demokratet

Zhurma e madhe që shkaktoi rrjedhja e së paku dy votae në PD, në favor të kryetarit të ri të parlamentit Gramoz Ruçi, ka nisur të ngrejë pikpyetje të mëdha në gjirin e opozitës.

Versioni i parë, që më shumë e mbështesin anëtarët e grupit të përjashtuar prej Bashës është se ato janë “dhuruar” me bekimin e kryetarit. Pra sipas tyre Basha, i cili nga njëra anë gjoja nxiti ish të përndjekurit politikë, dhe nga ana tjetër shkoi e përshëndeti Ruçin në parlament ka dashur të lëshojë një mesazh për Ramën, se kur t’I duhen kryeministri mund të gjejë edhe vota brenda opozitës. “Përndryshe, ç’kuptim pati fakti që Basha nuk çoi njeri në komisionin e votimit, megjithëse deputetët e tij i mbajti në sallë? Kjo lëvizje u bë që të fshiheshin gjurmët e asaj që ishte vendosur më parë”-tha për lapsi.al një ish ministër i PD-së. i njëjti burim i sheh në këtë linjë edhe tymnajën që u ngrit më pas për të daravitur problemin sikur demokratët kanë votuar të gjithë drejtë por votat i vodhën socialistët, të cilin e tha Salianji, apo idenë e shpërndarë nën rrogoz se kanë shitur aleatët e PD. Kundër këtyre alibive kanë rreaguar fort si Berisha po ashtu edhe Dashamir Shehi.

Versioni i dytë është ai që në një grup si ai i PD, ku shumë individë e kanë marrë vendin duke paguar para, si deputetë biznesmenë, nuk përjashtohet të ndodhin gjëra të tilla.  Pra ky version parasheh që deputetë të veçantë të PD ta kenë ofruar vetë votën e tyre duke dhënë sinjalin se ata janë të gatshëm të të bashkëpunojnë për interesa pesonale me shumicën e fuqishme të Ramës.

Nëse dy hipotezat e para kanë në themel hipotezën se votat pro Ruçit janë dhuruar, version i tretë nuk përjashton blerjen e tyre. Një burim tjetër pranë opozitës thotë për Lapsi.al se mazhoranca kishte një plan të detajuar blerjeje, në mënyrë që të ndodhte pikërisht ajo që ngjau: Pra që vëmendja të hiqej nga zgjedhja e Gramoz Ruçit dhe të shkonte tek përçarja e opozitës. “Ata kishin siguruar 6-7 vota edhe nga LSI gjë që e detyroi Kryemadhin ta tërhiqte krejt grupin e saj parlamentar nga votimi –pretendon burimi-, por Basha u tregua i ngathët, nuk e kuptoi rrezikun dhe doli bllof. Ai nga njëra anë nuk u tërhoq nga votimi dhe në anën tjetër nuk caktoi njeri as në komisionin e viotimit për të kontrolluar votën. Pra ai gaboi dy herë duke çuar ujë në mullirin e PS që donte pikërisht këtë gjë: që zgjedhja e Ruçit të sfumohej nga debate kush tradhëtoi brenda opozitës”.   

Natyrisht cila do nga versionet të jetë më afër së vërtetës ato bashkohen në një pikë: ato nuk janë një ogur i mirë për PD-në. Sepse asnjëherë nuk ka ndodhur që një opozitë t’i ketë votat mangut që në seancën e parë të hapjes së parlamentit të ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat