19 vite më parë i vranë babain, vajza deputete tregon amanetin e Hajdarit

Shqipëria

19 vite më parë i vranë babain, vajza deputete tregon amanetin e Hajdarit

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 12:35
Rudina Hajdari/ Azem Hajdari

Sot janë mbushur 19 vite nga vrasja e Azem Hajdarit.

Në këtë 19-vjetor, vajza e tij Rudina Hajdari ka zënë karrigen e tij në Kuvend duke plotësuar dëshirën e babait të saj.

Rudina ka folur në memorialin e babait të saj, ku shprehu falënderime për pjesëmarrjen në homazhe.

Ajo bëri të ditur mes të tjerash se pikërisht në këtë ditë ajo do të flasë për herë të parë në Kuvend, duke përfaqësuar PD-në, ndërsa theksoi se ndoshta kështu ka dashur edhe babai i saj, Azem Hajdari.

“I nderuar zoti kryetar, zoti Berisha, familjarë, të pranishëm, faleminderit që jeni sot këtu.

Ndihem e prekur sot, përveçse kujtojmë sot liderin historik, njeriun që ka sjell pluralizmin, sot kujtojmë gjithashtu babain tim.

Sot ngremë lart vlerat e tij. Ne jemi akoma më të bashkuar me PD dhe do të çojmë përpara atë, dhe ti tregojmë shoqërisë që ne meritojmë një Shqipëri më të mirë.

Sot do flas në Kuvendin e Shqipërisë si deputetë e PD. Sot do flas në këtë ditë, ishte një koincidence, por ndoshta edhe dëshira e atij”,- tha Rudina Hajdari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat