Mashtrim me sigurimet, avokati e përmbaruesi në hetim për klienten e vdekur

Shqipëria

Mashtrim me sigurimet, avokati e përmbaruesi në hetim për klienten e vdekur

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 20:38
Prokuroria e Përgjithshme

Përmbaruesi Enuar Merko urdhëron bllokimin e llogarive të një kompanie sigurimesh, e cila ishte detyruar të dëmshpërblente L.Gj, gruan e cila kishte pësuar dëme të rënda në shëndet gjatë një aksidenti në 2007. Në pamje të parë gjithçka duket e ligjshme, por prokuroria ka zbuluar dhe po heton për mashtrim familjarët L.Gj.

Kjo për faktin se e dëmtuara nga aksidenti ka ndërruar jetë 2 javë përpara se vendimi te merrte formë të prerë në vitin 2013. Avokati dhe përmbaruesi kanë vazhduar gjyqin duke bllokuar llogaritë e një kompanie sigurimesh.

Duke fshehur vdekjen ata kanë vazhduar gjyqin në Gjykatën e Lartë duke e fituar atë. Pasi kanë marrë vendimin në duar kanë pajtuar përmbaruesin te beje ekzekutimin e vendimit.

‘BalkanWeb’ disponon të plotë dosjen e prokurorisë dhe vendimet gjyqësore. Referuar dosjes rezulton se hetimet kane nisur ne 7 shtator 2017 pas referimit të rastit nga policia. Nga verifikimet rezulton se ne dijeni të veprimeve ka qenë edhe avokati Artjon Pashollari.

Ndërkohë që përmbaruesi rezulton të ketë nisur procedurën pa patur më herët dosjen Në kuadër të hetimit prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin e të gjitha dosjeve gjyqësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat