Aty ku u qëllua me armë i ati... Vajza e Azem Hajdarit flet në parlament

Shqipëria

Aty ku u qëllua me armë i ati... Vajza e Azem Hajdarit flet në parlament

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 20:45
Rudina Hajdari

Vite më parë në foltoren e kuvendit, Azem Hajdari do të qëllohej me armë nga deputeti socialist Gafur Mazreku... në po të njëjtin vend, 20 vite pas vdekjes së tij, këtë mbrëmje ka folur Rudina Hajdari, vajza e ish liderit të PD-së.

Rudina Hajdari ka zgjedhur që fokusin e fjalës së saj në parlament ta shënjestrojë tek vendimi i qeverisë për shkrirjen e Ministrisë së Integrimti, që në gjykimin e deputetes së re demokrate, është një gabim fatal.

“Shkrirja e Ministrisë së Integrimit për mua është gabim fatal. Do i shërbente anëtarësimit në BE. Ju e dini se negociatat e Kroacisë zgjatën plot 9 vjet. Ministria e Integrimit do të lehtësonte dhe shkurtonte këtë proces. Të flasësh në këtë podium është privilegj.

Shqipëria ka paguar një çmim të rëndë për demokracinë. Mosrespektimi i këtij Kuvendi mosrespektim për ata që nuk janë sot. Detyra jonë është të ndërtojmë plane mbi parime të besueshme e afatgjatë… Jam e nderuar që flas sot para jush si bija e Azem Hajdarit”, tha deputetja e PD, Rudina Hajdari.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat