Kuvendi mblidhet sot sërish në seancë, ja çfrë pritet të ndodhë

Shqipëria

Kuvendi mblidhet sot sërish në seancë, ja çfrë pritet të ndodhë

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 08:24
Gramoz Ruçi

Parlamenti do të zhvillojë sot seancën e tretë ku do të zgjidhen anëtarët e komisioneve të përhershme dhe do të plotësohen strukturat e Kuvendit.

Gramoz Ruçi mblodhi dje krerët e grupeve parlamentare në një takim konsultativ, me të cilët vendosi që të thërrasë të enjten seancën e 3-të, për të vendosur se cilët do të jenë zëvendëskryetarët e Parlamentit, si dhe për zgjedhjen e anëtarëve të Byrosë së Kuvendit, anëtarët e Këshillit të Legjislacionit, Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Po ashtu, edhe delegacionet parlamentare dhe grupet e miqësisë. Ruçi ka kërkuar prej Taulant Ballës, Edmond Spahos dhe Petrit Vasilit të propozojnë emrat e anëtarëve që t’i përfaqësojnë në Kuvend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat