Meta: Skënderbeu i ka bashkuar shqiptarët pa dallim feje, krahine dhe ideje

Shqipëria

Meta: Skënderbeu i ka bashkuar shqiptarët pa dallim feje, krahine dhe ideje

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 08:56
Ilir Meta

Ka shfrytëzuar ceremoninë e betimit të ministrave të rinj të qeverisë “Rama 2” për të ndërhyrë në debatin që ka ngjallur në opinionin publik çështja e “mbulimit” të monumentit të Skënderbeut gjatë faljes së Namazit për Kurban Bajram.

Në prani të kryeministrit dhe anëtarëve të kabinetit, Presidenti i Republikës Ilir Meta shfrytëzoi daljen publike për të dhënë mesazhin se “Heroi ynë kombëtar Skënderbeu është simboli i unitetit dhe fuqisë së kombit që në të gjitha kohërat i ka bashkuar shqiptarët pa dallim feje, krahine dhe ideje”, shkruan gazeta Shekulli.

Sipas kreut të shtetit “ajo që na duhet më shumë ne shqiptarëve këtu e kudo, është bashkimi dhe bashkëpunimi në interesin më të mirë të qytetarëve tanë dhe të kombit tonë”,  ka theksuar ndër të tjera Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat