Policia i sekuestron shtëpi, dyqane dhe makina ‘të fortit’ nga Laçi, i vuri me trafik droge dhe prostitucion

Shqipëria

Policia i sekuestron shtëpi, dyqane dhe makina ‘të fortit’ nga Laçi, i vuri me trafik droge dhe prostitucion

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 13:58
Policia e Lezhës

Policia e Lezhës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ka sekuestruar ditën e sotme pasuri me burime të dyshimta kriminale si vila, njësi tregtare dhe automjete

Mësohet se ditën e sotme është vendosur sekuestro për pasurinë e V. H., pasi ka dyshime se pasuria e tij është vendosur në mënyrë të paligjshme.

Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasuritë dhe automjetet e mëposhtme:

a) 2 njësi tregtare ( ambiente biznesi bar kafe & parukeri)

b) 2 godina banimi  ( 1 vilë 3 katëshe & 1 apartament 80 m2)

c) 1 sipërfaqe toke rreth 15 000 m2

d) 5 automjete luksoze ( me vlera monetare të konsiderueshme )

Vlera e pasurive të sekuestruara është rreth 670 000 Euro.

Ndaj tij, policia sqaron se ka dyshime nga partnerët, se është i  përfshirë në aktivitet kriminal për shfrytëzim prostitucioni në Milano - Itali dhe për trafik të narkotikëve në Francë dhe Belgjikë.

Vijon puna për identifikimin dhe sekuestrimin e rasteve të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat